Maqedoni
Promovim libri në USHT kushtuar mjekësisë ligjore
11.06.2015 16:21
Në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë në UShT, u promovua libri kushtuar mjekësisë ligjore nga prof.dr. Agim Ramadani dhe prof.dr...

Sabri Hoxha. Libri është shumë i rëndësishëm për studentët e kësaj lëmie, pasi kanë munguar libra të tillë në shqip.
“Libri është një material konkret, është një material i rrallë për nga përpunimi, sistemimi, një libër tepër konkret, cilësor, ku të gjitha patologjitë e mundshme janë të prekshme”- deklaroi prof. dr. Sabri Hoxha.
“Është i veçantë ky libër, sepse është i shtypur në gjuhën shqipe, është autori shqiptar, është materiali burimor prej punës që kemi bërë”- tha prof.dr. Agim Ramadani.
Bexheti theksoi se ky libër për UShT-në është një e arritur e madhe dhe ky libër universitetit i ka munguar që moti.
“Është një kënaqësi e veçantë që universiteti ynë, respektivisht fakulteti ynë, u pasurua më këtë libër që na ka munguar që moti”- theksoi dekani i Mjekësisë pranë UShT-së, prof.dr. Nasir Bexheti.
Promovimi i librit “Mjekësi ligjore” është mbështetur edhe nga rektori i UShT-së, prof.dr. Vullnet Ameti.
VISAR SADIKI
