Maqedoni

Ndihma nga Bursa e Turqisë për “Lagjen e trimave”

11.06.2015 16:24

Krahas përpjekjeve për normalizimin e jetës, në “Lagjen e trimave” në Kumanovë vazhdimisht po arrijnë ndihma për popullatën e prekur...

Një maunë ndihmash prej 15 ton përmes Komunës së Çairit sot arriti nga Bursa e Turqisë, kryesisht artikuj ushqimor, higjienik dhe dyshekë për fjetje. 
 
Ndërkohë, në lagje intensivisht po punohet rreth rregullimit të kanalizimit të lagjes, aktivitet ky që pritet të përfundojë brenda disa ditëve. 
 
NEXHAT AQIFI