Botë

Zvicra voton për kufizim popullsie, popullsia të mos kalojë 10 mln banorë deri në 2050

14.06.2026 11:40

Qytetarët zviceranë po i drejtohen sot kutive të votimit në një referendum të rëndësishëm...

Zvicra po voton, nëpërmjet një referendum, për të vendosur nëse do të mbështesë një propozim për të kufizuar popullsinë e vendit.

Ndryshimi kushtetues i propozuar nga Partia Popullore Zvicerane kërkon që popullsia e vendit të mos kalojë 10 milionë banorë deri në vitin 2050. Sipas projeksioneve zyrtare, Zvicra pritet ta arrijë këtë shifër në fillim të viteve 2040. Nëse propozimi miratohet, arritja e kufirit prej 10 milionë banorësh do të aktivizonte një proces që mund ta detyrojë Zvicrën të heqë dorë nga marrëveshja për lëvizjen e lirë të fuqisë punëtore me Bashkimin Evropian, shtetet anëtare të të cilit furnizojnë një pjesë të madhe të tregut zviceran të punës.

Popullsia në plakje e Zvicrës tashmë ka kaluar 9 milionë banorë dhe sondazhet tregojnë se opinioni publik është pothuajse i ndarë në mënyrë të barabartë.