Regjistrimi në shkollat e mesme, interesim i lartë në drejtimet profesionale

14.06.2026 15:33

Ka nisur regjistrimi në shkollat e mesme për vitin shkollor 2026–2027...

Ka nisur regjistrimi në shkollat e mesme për vitin shkollor 2026–2027. Aplikimi realizohet elektronikisht nga 12 deri më 15 qershor, ndërsa dokumentet dorëzohen në shkolla më 16 dhe 17 qershor. Listat përfundimtare me rezultatet dhe vendet e lira do të publikohen më 18 qershor.
 
Nga shkolla e mesme profesionale “Maria Kiri” bëjnë të ditur se ofrohen drejtimet teknik i kimisë, teknik i ambientit jetësor, teknik laborant mjekësor dhe optikë e syve. Profesori Jusuf Abdullahi theksoi se të gjitha drejtimet janë atraktive dhe të kërkuara në tregun e punës, ndërsa dy prej tyre veçohen si më specifike.
 
“Si çdo herë interesimi më i madh ka qenë për drejtimet shëndetësore, që është drejtimi teknik laborant medicinal, ku i kemi dy paralele që do të hapen për vitin shkollor. Si çdo vit edhe këtë vit e njëjta do të ndodhë. Por interesimi është për secilin drejtim për arsye se është një lloj laramanie e pikëve ku nxënësit që nuk e kanë pa veten në shkollë fillore apo nuk kanë mësuar në shkollë fillore, e gjejnë veten tek drejtimet kimiko-teknologjike ku janë disa pikë minimale të pranimit të nxënësve me diku 45 pikë ndërsa drejtimi i shërbimeve personale që është drejtimi arsimore i optikës së syve, si çdo vit ka pas interes tepër të madh te nxënësit, shkaku që është një lloj drejtimi që ka një lloj atraktiviteti për arsye se gjendet laboratori i optikës po gjendet edhe laboratori për secilin drejtim që regjistrohen nxënësit. Kjo pak kombinimi me praktikën që bëhet te shkolla jonë zgjon interesin tek nxënësit shumë më shumë por më tepër se i shohin disa gjëra më konkrete nga ajo që i mësojnë konceptet në drejtimet që i kanë në teori, ajo e njëjta inkuadrohet edhe në praktikë.”, theksoi profesori Jusuf Abdullahi.
 
Abdullahu gjithashtu theksoi se tregu i punës ka mungesë të këtyre kuadrove, prandaj të diplomuarit në këto profile arsimore do të kenë mundësi të mira punësimi dhe interes të lartë nga punëdhënësit.
 
“Duke pas parasysh që interesi është shumë i madh për tregun e punës sa i përket optikës, sa i përket fabrikave të ndryshme siç janë kontrollor të cilësisë së ujit, ajrit, të cilësisë së prodhimit, gjithashtu mungesën e laborantëve tek kuadri jonë shqiptar ju kisha dërguar një mesazh gjithë nxënësve që të zgjedhin drejtime profitabile ku janë disa drejtime ku, secilit nxënës i japin edhe një profesion shtesë në bazë të asaj nëse pretendojnë të vazhdojnë ndonjë drejtim tjetër në të ardhmen pse mos me pas edhe diçka që është profesionale siç është zanati i optikës, laborantit dhe zanateve tjera kimiko teknologjike.”, tha Abdullahi.
 
Regjistrimi i dytë në afatin e qershorit është më 23 qershor, ndërsa dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla është më 24 qershor. Regjistrimi i tretë është më 20 gusht.
 
ARMEND MURSELI