Botë
Ukraina e gatshme për integrim në BE, Zelenski: Presim përkrahje nga partnerët
14.06.2026 16:41
Ukraina pretendon se është e gatshme për fillimin e negociatave me Unionin Evropian....

Ukraina pretendon se është e gatshme për fillimin e negociatave me Unionin Evropian. Presidenti ukrainas pret rezultate konkrtete në këtë proces. Veç kësaj kërkoi sanksione të reja për Rusinë.
“Ukraina është e gatshme për hapjen e gjashtë klasterëve dhe, gjatë verës, presim rezultate në procesin e integrimit në Unionin Evropian. Jo që Ukraina ka nevojë për Evropën por edhe Evropa ka nevojë për Ukrainën. Rusia zgjodhi strategji antievropiane dhe antidemokratike, prandaj presim rezultate konkrete nga partnerët tanë. Sanksione të reja për Rusinë dhe përkrahje më të fuqishme për Ukrainën.”, u shpreh presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski.
