Konkurs për zgjedhjen e Zëvendësdrejtorit të RTM-së
Shpallet konkurs për zgjedhjen e Drejtorit dhe Zëvendësdrejtorit të RTM-së...
RADIO TELEVIZIONI I MAQEDONISË
Në bazë të nenit 130, paragrafet 6 dhe 7 të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (Gazeta Zyrtare e RMV-së nr.184/2013, 13/2014, 44/2014, 101/2014, 132/2014, 142/2016, 132/2017, 247/18, 27/19 dhe Gazeta Zyrtare e RMV-së nr.42/20, 77/21, 154/23, 55/24, 193/24 dhe 247/25), si dhe nenit 62 të Statusit të NPR RTM nr.01-1414/2, më datë 05.03.2026, Këshilli Programor i RTM-së shpall
KONKURS PUBLIK
për zgjedhjen e
Zëvendësdrejtorit të Radio Televizionit të Maqedonisë
Shpallet Konkurs për zgjedhjen e Zëvendësdrejtorit të RTM-së, sipas procedurës dhe kushteve të caktuara në Ligjin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Statutin e NPR RTM.
- I. Zëvendësdrejtori zgjidhet për një periudhë trevjeçare me mundësi rizgjedhjeje.
- II. Kandidatët që do të aplikojnë duhet t'i plotësojnë kushtet e mëposhtme:
- - të kenë arsim të lartë;
- - të parashtrojnë Program për punën e RTM-së për një periudhë trevjeçare;
- - të kenë të paktën tetë vjet përvojë pune në fushën e komunikimit, gazetarisë, TI-së, kulturës, ekonomisë ose drejtësisë,
- - të kenë të paktën katër vjet përvojë në menaxhimin e një organizate.
- III. Kandidatët në konkursin publik, së bashku me aplikimin e tyre, duhet të dorëzojnë:
- - Program për punën e RTM-së për një periudhë trevjeçare;
- - Diplomë për përfundim të arsimit të lartë;
- - Biografi të shkurtër (CV);
- - Vërtetim për të paktën tetë vjet përvojë në fushën e komunikimit, gazetarisë, TI-së, kulturës, ekonomisë ose drejtësisë,
- - Vërtetim për përvojë me menaxhimin e një organizate për të paktën katër vjet.
- IV. Kandidatët në Konkursin Publik, së bashku me aplikimin, duhet t'i bashkëngjisin provat përkatëse të përmbushjes së kushteve në një zarf të veçantë (Zarfi 1), në të cilin shënojnë kodin e zgjedhur prej kandidatit.
- -Programi i punës për periudhën e mandatit për të cilin bëhet aplikimi, dorëzohet në një zarf të veçantë (Zarfi 2), të shënuar me të njëjtin kod dhe me shënimin “Programi”, pa të dhëna të tjera që do të mundësonin identifikimin e kandidatit.
- -Të dy zarfet vendosen në një zarf tjetër (formati A3), me shënimin: “Për konkursin e zgjedhjes së Zëvendësdrejtorit të RTM-së”.
- V. Kandidatët në konkursin publik, së bashku me dokumentet e kërkuara në pikën IV, duhet të paraqesin edhe: Deklaratë të noterizuar, nën përgjegjësi morale, penale dhe materiale, se nëse zgjidhet Zëvendësdrejtor i RTM-së, do të veprojë në përputhje me nenin 30 të Statutit të RTM-së, d.m.th. do të heqin dorë nga pronësia, bashkëpronësia, menaxhimi ose konsultimi i subjekteve juridike të mediave, marketingut, marrëdhënieve me publikun ose prodhimit, nga çdo interes financiar i drejtpërdrejtë ose i tërthortë te subjektet juridike që kanë marrëdhënie kontraktuale me RTM-në, si dhe nga kryerja e çdo funksioni tjetër publik ose privat të papajtueshëm me pavarësinë e Servisit Publik të Radiodifuzionit, dhe se pajtohen që ta kompensojnë çdo dëm që mund të shkaktohet nga mosrespektimi i deklaratës së dhënë.
- VI. Gjatë shqyrtimit të aplikimeve, do të shqyrtohen vetëm aplikimet e plota dhe të dorëzuara në kohë, me dokumente të dorëzuara në origjinal ose në kopje të vërtetuar nga noteri.
- VII. Konkursi zgjat 15 ditë pune dhe shpallet në programet e RTM-së, faqen e internetit të RTM-së, si dhe në të paktën dy gazeta ditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njëra prej të cilave në gjuhën maqedonase dhe një në gjuhën që e flasin të paktën 20% e qytetarëve që flasin gjuhë tjetër përveç gjuhës maqedonase.
Dokumentet e aplikimit dhe programi i punës dorëzohen në një zarf me shënimin "Për konkursin e zgjedhjes së Zëvendësdrejtorit të RTM-së".
Në adresën e mëposhtme:
Radio dhe Televizioni i Maqedonisë
Bulevardi "Goce Delçev" nr. 18, Shkup
Për informacione shtesë, kandidatët e interesuar mund të telefonojnë në numrin e telefonit: 070/444-970
