Botë
Trampi konfirmon marrëveshjen me Iranin
15.06.2026 11:45
Presidenti amerikan Donald Tramp pohoi se Ngushtica e Hormuzit tani do të hapet dhe ShBA-ja do të heqë bllokadën detare ndaj porteve iraniane....

Presidenti amerikan Donald Tramp pohoi se Ngushtica e Hormuzit tani do të hapet dhe ShBA-ja do të heqë bllokadën detare ndaj porteve iraniane.
“Anijet e botës, ndizni motorët,” shkroi ai, duke shtuar “le të rrjedhë nafta!” “Marrëveshja me Republikën Islamike të Iranit tani është e përfunduar. Urime të gjithëve! Unë autorizoj plotësisht hapjen pa pagesë të Ngushticës së Hormuzit dhe, njëkohësisht, autorizoj heqjen e menjëhershme të bllokadës detare të Shteteve të Bashkuara. Anijet e botës, ndizni motorët. Le të rrjedhë nafta!”, ka pohuar lideri amerikan.
Ceremonia zyrtare e nënshkrimit do të mbahet të premten, më 19 qershor në Zvicër, ka thënë Trampi.
