Rajon

Përdorim i lartë i AI-së në shkollat e Kosovës

15.06.2026 12:23

Inteligjenca artificiale tashmë është bërë pjesë e përditshme e nxënësve në Kosovë...

Inteligjenca artificiale tashmë është bërë pjesë e përditshme e nxënësve në Kosovë, ndërsa sistemi arsimor ende nuk ka një kornizë të qartë se si duhet të përdoret ajo në procesin mësimor. Kështu ka deklaruar drejtori ekzekutiv i organizatës ETEA, Agon Ahmeti.
 
Ahmeti tha se ETEA ka realizuar një studim të gjerë në shkollat publike, ku janë përfshirë 47 shkolla dhe mbi 1.500 nxënës nga tri nivelet e arsimit parauniversitar. Sipas tij, rezultatet tregojnë se përdorimi i inteligjencës artificiale nga nxënësit është shumë më i lartë sesa ishte pritur. Ai bëri të ditur se 93.2 për qind e nxënësve të anketuar kanë deklaruar se përdorin inteligjencën artificiale për qëllime shkollore. Prej dhjetë nxënësve, nëntë nxënës e përdorin inteligjencën artificiale për qëllime mësimore, është shprehur Ahmeti.