Botë
Rusia sulmon kompleksin ortodoks në Kiev
15.06.2026 12:36
Rusia e ka goditur kompleksin e mbrojtur nga UNESCO...

Rusia e ka goditur kompleksin e mbrojtur nga UNESCO-ja, Kiev-Pechersk Lavra, manastirin më të rëndësishëm ortodoks të Ukrainës, gjatë një sulmi shumë të madh me raketa dhe dronë gjatë natës, duke i vrarë të paktën nëntë njerëz në mbarë Ukrainën.
Sulmet ndodhën vetëm disa orë pasi presidenti amerikan, Donald Tramp, zhvilloi një bisedë telefonike me liderin rus, Vladimir Putin, dhe theksoi se dëshironte të ndihmonte për t’i dhënë fund luftës. Si pasojë e sulmeve, një pjesë e kompleksit historik të manastirit u përfshirë nga zjarri, si dhe u plagosën të paktën 13 njerëz në vendngjarje. Autoritetet raportuan dëme të mëdha në gjithë Kievin si rrjedhojë e një prej sulmeve ajrore ruse më të mëdha që nga fillimi i luftës.
