Ekonomi
Shtrenjtohen karburantet, nga mesnata çmime të reja
15.06.2026 14:37
Nga mesnata riten çmimet e derivateve të naftës....

Pavarësisht nga paralajmërimi për uljen e derivateve të naftës, nga sonte në mesnatë, çmime të reja të karburanteve.
Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi që benzinat të shtrenjtohen nga 1.5 deri në 2 denarë për litër, ndërsa dizeli për gjysmë denari. Ulen çmimet e vajit ekstra të lehtë për amvisëri dhe “mazutit”.
Çmimi me pakicë i benzinës “Eurosuper BS-95” rritet për 1.5 denarë dhe nga mesnata do të shitet me çmim prej 87.5 denarë, ndërsa “Eurosuper BS-98” shtrenjtohet për dy denarë dhe çmimi i ri do të jetë 90 denarë për litër.
