Maqedoni

Mbështetjet e BE-së në institucionet e vendit, kurs online për nëpunësit administrativë

15.06.2026 16:04

Administrata Publike përmes një kursi online do të trajnohet për respektimin e të drejtave të njeriut...

Administrata Publike përmes një kursi online do të trajnohet për respektimin e të drejtave të njeriut, që njëherësh paraqet edhe një prej reformave që kërkon Bashkimi Evropian. Sipas ministrit të resorit, Goran Minçev, përpjekja e këtij dikasteri është që demokracia të mos mbetet në letër, por edhe të arrijë zbatueshmërinë e saj. Besimi në institucione vjen nga puna e përditshme e tyre, tha Minçev, duke shtuar se me avancimin e vlerave dhe teknologjisë mbindërtohet puna e administratës publike. Të drejtat e njeriut nuk janë koncept abstrakt, por parim që patjetër të jetë i pranishëm në çdo vendim të marrë dhe komunikim mes qytetarëve dhe nëpunësve administrativë, shtoi Minçev.
 
“Për ne, rruga evropiane, nuk është punë administrative, por përcaktim civilizues. Kjo nënkupton ndërtimin e institucioneve, ku sundimi i ligjit nuk është  përkushtim deklarativ, por realitet praktik, ndërkaq të drejtat e njeriut nuk janë temë për shënimin e ditëve ndërkombëtare, por parim sipas të cilës udhëhiqet çdo politikë publike dhe çdo vendim administrativ.”, - deklaroi ministri i Administratës, Goran Minçev.
 
Me këtë trajnim duhet të përmirësohet kapacitetet institucionale për avancimin e të drejtave të njeriut, thotë euroambasadori, Mihalis Rokas. Të drejtat e njeriut janë më shumë se koncept politik. Është metodologji praktike që vë të drejtën e njeriut në qendrën e politikës publike, bashkë me implementimin dhe evoluimin e tij, theksoi Rokas.
 
“Ky mjet online për të drejtat e njeriut për nëpunësit administrativë, e njëjta është zhvilluar në kuadër të projektit të financuar nga Unioni Evropian, përkrahje e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit dhe ka për qëllim që t’ju ndihmojë institucioneve publike ta zbatojnë këtë parim të bazuar mbi të drejtat e njeriut në punën e përditshme të tyre.”, - theksoi euroambasadori, Mihalis Rokas.
 
“Qëllimi është që t’i përkrahim institucionet që punojnë në më shumë fusha në administratën publike, jurisprudencë. Mbështetja ka të bëjë me përforcimin e kapaciteteve të institucioneve, rritjen e efikasitetit të tyre dhe avancimin e ndikimit të tyre.”, - u shpreh menaxhuesja e projektit “Përkrahja e BE-së në Sundimin e Ligjit”, Barbara Ligëll.
 
Të drejtat e njeriut janë bazike në negociatat me Bashkimin Evropian dhe bëjnë pjesë në klasterin e parë.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU