Botë
Ukrainë, 5 të vrarë në incidente të ndara
11.06.2015 18:00
Dy ushtarë ukrainas dhe tre civilë janë vrarë në incidente të ndara në pjesën lindore të Ukrainës...

Zëdhënësi ushtarak ukrainas, Andriy Lysenko, tha sot se dy ushtarë u vranë dhe 13 të tjerë janë plagosur gjatë ditës së djeshme nga sulmet e separatistëve pro-rusë, që kanë përdorë armatim të rëndë.
Zyrtari i mbrojtjes i separatistëve, Eduard Basurin, tha se tri femra janë vrarë kur forcat qeveritare të Ukrainës kanë hedhur predha në vendbanimin Gorlivka, 30 kilometra në verilindje të qytetit Donjeck, që është nën kontroll të kryengritësve.
Monitoruesit OSBE-së e kanë akuzuar Kievin dhe luftëtarët separatistë për shkelje të marrëveshjes për armëpushim, të arritur në muajin shkurt, sipas së cilës kërkohet tërheqje e armatimit të rëndë nga linja e frontit.
