Rajon
Prishtinë, vazhdon numërimi i votave nga diaspora
16.06.2026 11:31
KQZ njofton se është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
KQZ njofton se deri më tani, janë numëruar 131 nga 223 kuti votimi në të cilat janë vendosur zarfet me fletëvotime pas aprovimit të tyre nga shërbimi votues i KQZ-së. Sipas procedurave, zarfet që supozohet se përmbajnë fletëvotime, pas procesit të vlerësimit janë sistemuar në 223 kuti votimi sipas komunave prej nga vijnë votuesit e regjistruar. Numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar përmes postës ishte rreth 105 mijë.
