Maqedoni
Vagël: mosarritja e marrëveshjes dëmton shtetin
11.06.2015 18:07
Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgël, është shprehur i shqetësuar nga dështimi i bisedimeve të djeshme në Bruksel...

Brengosja është tepër e madhe për shkak të veprimeve të disa liderëve politik, ka thënë Vajgëll pa precizuar saktë se në cilët liderë aludon.
“Unë jam tepër me përvojë të jap deklarata dhe mendime për politikanë të caktuar, por unë do të flas për interesin e Maqedonisë dhe politikanëve të këtij vendi si një tërësi me qëllim që të dalin nga kriza. Madje, vetëm edhe një nga politikanët nëse nuk dakordohet dhe nuk shpreh gatishmëri për zgjidhje të krizës, siç ishte rasti mbrëmë, përsëri rezultati final është në dëm të të gjithëve, ndërsa më së shumti në dëm të shtetit”- thotë Vajgël.
Maqedonia ka shans të madh që të fillojë bisedimet me BE-në në rrugën e saj drejt një rekomandimi të ri, thotë Vajgëll, por liderët politik duhet të tregojnë pjekuri politike dhe të marrin përgjegjësi për reformat kruciale të cilat duhet t’i bëjë shteti në gjyqësor, prokurori dhe në segmentet tjera konform legjislaturës së BE-së.
