Maqedoni

VLEN-i mbajti Kuvendin Themelues

16.06.2026 22:13

Në Pallatin e Kulturës në Tetovë sot u mbajt Kuvendi themelues i VLEN-it..

Me pjesëmarrje të delegatëve, aktivistëve, funksionarëve dhe mbështetësve, mbrëmë në Pallatin e Kulturës në Tetovë u mbajt Kuvendi themelues i partisë politike VLEN.

Ky Kuvend themelues është vazhdimësi e Kongresit të Bashkimit dhe shënon një etapë të rëndësishme në konsolidimin e VLEN-it si subjekt i unifikuar politik. Kuvendi themelues konfirmoi unitetin e strukturave, energjinë e anëtarësisë dhe përkushtimin për të vazhduar veprimin politik në shërbim të qytetarëve.  
 
Të pranishmëve iu drejtuan bashkëkryetarët e VLEN-it. Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, theksoi rëndësinë e Kuvendit themelues në rrugëtimin e konsolidimit të VLEN-it. 
 
“Sot po ndërmarrim një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin historik për bashkimin dhe konsolidimin e VLEN-it.”, tha Kasami. 
 
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, vlerësoi se Kuvendi themelues paraqet etapë të rëndësishme drejt fuqizimit politik dhe organizativ të subjektit.
 
“Ky Kuvend themelues paraqet hapin e radhës drejt konsolidimit dhe fuqizimit të VLEN-it si subjekt politik i shqiptarëve.”, deklaroi Mexhiti.
 
Ndërkohë, nënkryetarja e partisë, Mimoza Musa, theksoi se VLEN ka zgjedhur rrugën e bashkimit dhe të interesit qytetar.
 
“Në një kohë kur shumëkush investon në ndarje, ne zgjodhëm bashkimin. Në një kohë kur politika shpesh matet me interesa të ngushta, ne zgjodhëm interesin qytetar”, u shpreh Musa.