Maqedoni

Parashikimi i motit

17.06.2026 11:06

Vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, pasdite shi i rrëmbyeshëm me bubullima...

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ngrohtë me periudha me diell. Në orët e pasdites do të ketë paqëndrueshmëri lokale me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Vende-vende proceset do të jenë më intensive me reshje më të dendura shiu dhe kushte për paraqitje të breshrit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare me drejtim të ndryshueshëm.
 
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 10 deri në 17 gradë, ndërsa ato ditore do të arrijnë ndërmjet 25 dhe 31 gradë.
 
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ngrohtë me periudha me diell. Pasdite, në pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare me drejtim të ndryshueshëm.