Maqedoni

Paraburgim për të dyshuarin për vënien e zjarrit në vetura

17.06.2026 11:46

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka propozuar paraburgim për të dyshuarin kryesor....

Në lidhje me djegien e veturave të Ambasadës së Bullgarisë në Shkup, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka propozuar paraburgim për të dyshuarin kryesor.
 
Ai tashmë është privuar nga liria. U zbatua procedurë kundër shkupjanit 44-vjeçar, për të dyshuarin kryesor i cili ka kryer veprën penale – Shkaktim i rrezikut në bazë të nenit 288 nga Kodi Penal, raportoi Prokuroria, e cila vlerësoi se ai më 15 qershor ka rrezikuar pronën dhe jetën e njerëzve.