Botë

PE shqyrton progresin e Ballkanit Perëndimor

17.06.2026 12:02

Ueitz vlerësoi se Ballkani Perëndimor mbetet një rajon i ndikuar nga faktorë të ndryshëm të jashtëm....

Raportuesit e Parlamentit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor kanë prezantuar në Strasburg projekt-rezolutat e bazuara në raportet vjetore të Komisionit Evropian për progresin e shteteve në procesin e integrimit evropian.
 
Raportuesi për Maqedoninë, Tomas Ueitz, vlerësoi se Ballkani Perëndimor mbetet një rajon i ndikuar nga faktorë të ndryshëm të jashtëm. Ai theksoi se Maqedonia ka potencial të jetë ndër kandidatët kryesorë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Mund të themi se vendi nuk i ka zbatuar reformat aq shpejt sa do të duhej, por duhet të pranojmë gjithashtu se edhe ne në Bashkimin Evropian kemi dhënë premtime që nuk i kemi përmbushur, ka thënë Ueitz.
 
Sipas tij, Maqedonia dhe vendet e tjera të rajonit tregojnë gatishmëri për zbatimin e reformave të nevojshme, ndërsa BE-ja duhet të mbajë motivimin e tyre përmes përfitimeve konkrete edhe para anëtarësimit të plotë.