Botë

Fillon zbatimi i marrëveshjes në praktikë

17.06.2026 12:27

Cisterna që transportojnë naftë të papërpunuar iraniane janë larguar nga Ngushtica e Hormuzit...

Cisterna që transportojnë naftë të papërpunuar iraniane janë larguar nga Ngushtica e Hormuzit, për herë të parë që kur Shtetet e Bashkuara nisën bllokadën detare dy muaj më parë, tha më 17 qershor një ueb-faqe që gjurmon lëvizjet e anijeve.
 
Ky zhvillim vjen teksa përfaqësuesit e lartë të Iranit dhe ShBA-së priten të nënshkruajnë një marrëveshje fillestare në Zvicër më 19 qershor, që synon përfundimin e luftës që nisi në fund të shkurtit. Pas nënshkrimit të memorandumit më 19 qershor, është paraparë që palët të kenë një afat 60-ditor për fazën e ardhshme të negociatave.