8 vjet nga Marrëveshja e Prespës, Bilalli: Akt i guximit politik
17.06.2026 15:30
Marrëveshja e Prespës e cili hapi rrugën për anëtarësimin e vendit në NATO....

Marrëveshja e Prespës ishte një akt guximi politik, i cili hapi rrugën për anëtarësimin e vendit në NATO dhe avancimin e procesit të integrimit evropian, vlerëson eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Mersel Bilalli. Sipas tij, marrëveshja përfaqësoi një vendim të rëndësishëm politik që i dha fund një stagnimi shumëvjeçar dhe vendosi bazat për orientimin euroatlantik të vendit, pavarësisht sfidave dhe debateve të vazhdueshme që lidhen me çështje identitare dhe politike.
“Marrëveshja si akt është një guxim politik i një strukture apo vetëdije mentaliteti politik, i cili stagnonte për dekada dhe ja tani stagnon për çështje të cilat nuk janë të njohura në historinë dhe popujt e mesjetës që bisedohet për identitet, dhe tani 207 shtete janë anëtare dhe të bisedojnë për identitet të ndonjë populli. Është rast i vetëm, për fat të keq ne kemi qenë ndër të parat dhe kemi mund menjëherë pas Sllovenisë të kyçemi dhe tani të kemi standard shumë më të lartë se Polonia, e cila ka diku rrogë mesatare për afër 2.000 euro. A realisht 20 vite më parë ata kanë pas 10 herë rrogë më pak se Maqedonia, pra dikush ta fusë në kokë dhe ta trajtojë këtë problem është e habitshme se nuk është çështje diskutimi.”, - deklaroi eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Mersel Bilalli.
Bilalli: Integrimi pengohet nga interesa të brendshme
Sipas Bilallit, pengesat në procesin e integrimit nuk lidhen vetëm me mungesën e kapaciteteve qeverisëse, por edhe me interesa të caktuara që nuk favorizojnë vendosjen e një sistemi funksional.
“Derisa është kjo strukturë, e cila nuk do të kisha thënë se vetëm i mungon kapaciteti pushtetar, unë mendoj se ka edhe një pjesë të prapavijës e cila është e shëmtuar, pra dëshira që kishte mos integroheshim, sepse vihet një rend funksional ku korrupsioni, partizimi duhet të hidhen poshtë, dikujt kjo nuk i konvenon. Korrupsioni, krimi i organizuar, partizimi i shumë segmenteve dhe keqpërdorimi i pushtetit, pra është mënyrë e menaxhimit është krijuar këtu në rutinë të përgjithshme, prandaj unë mendoj se edhe atëherë nuk ka qenë çështja e emrit edhe tash nuk është çështja e identitetit. Kjo është absurde, i vetmi rast në 1.000 vjet që diskutohet për pranim të identitetit që nuk është e njohur, por është prapa asaj, pra prapa perdes fshihet manipulimi, qëllimi i caktuar i tre segmenteve, të cilat i përmenda dhe jo rastësisht kemi deklarata nga persona më përgjegjës se “derisa unë të jem kjo, nuk do të ndodhë”. Ky komunikim po ashtu nuk është i njohur në të drejtën diplomatike, që unë e kam zhvilluar në tre-katër universitete si lëndë.”, - theksoi eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Mersel Bilalli.
Bilalli: Përfshirja e bullgarëve, hap pozitiv dhe standard evropian
Bilalli vlerëson se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë nuk duhet të shihet si pengesë, por si një hap pozitiv që dëshmon përkushtimin e shtetit ndaj barazisë dhe të drejtave të komuniteteve etnike. Ai thekson se njohja dhe mbrojtja e komuniteteve më të vogla etnike është standard demokratik dhe një vlerë e përbashkët evropiane.
ARMEND MURSELI
