Maqedoni

VMRO-DPMNE feston 36-vjetorin e themelimit

18.06.2026 11:30

Mickoski nga Strumica porositi se ideja që nisi para 36 vitesh me themelimin e VMRO-DPMNE-së jo vetëm që ka mbijetuar, por sot është më e fortë se kurrë....

Kryeministri Hristijan Mickoski nga Strumica porositi se ideja që nisi para 36 vitesh me themelimin e VMRO-DPMNE-së jo vetëm që ka mbijetuar, por sot është më e fortë se kurrë.
 
Mickoski ka thënë se kjo nuk është vetëm shënim i një jubileu, por konfirmim se ëndrra për Maqedoninë vazhdon të jetojë dhe të zhvillohet. Ai nënvizoi se Maqedonia ka rikthyer energjinë, shpresën dhe vizionin, duke shtuar se qytetarët po besojnë sërish te vetja dhe te e ardhmja e shtetit. Sipas tij, forca e Maqedonisë qëndron te populli, i cili, siç tha ai, nuk hoqi dorë nga atdheu dhe qëndroi i fortë edhe në periudhat më të vështira. 
 
Nga Strumica u dërgua mesazhi se shteti po ecën përpara dhe se procesi i zhvillimit duhet të vazhdojë me ritëm edhe më të shpejtë. Në fjalimin e tij ai u ndal edhe te kritikat se rezultatet nuk po vijnë mjaftueshëm shpejt, duke theksuar se i kupton pritjet e qytetarëve, por edhe peshën e problemeve të trashëguara.