Rajon
Rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet në Kosovë, VV-ja fituese bindëse në zgjedhjet e 7 qershorit
18.06.2026 11:49
Brenda dhjetë ditësh u përmbyll numërimi i të gjitha votave të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë....

Brenda dhjetë ditësh u përmbyll numërimi i të gjitha votave të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë.
Lëvizja Vetëvendosje, si subjekti i parë, ka marrë 47.13 për qind të totalit, rezultat që i siguron 53 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike ka fituar 19.44 për qind dhe siguroi 22 mandate. Lidhja Demokratike ka marrë 16.69 për qind, që përkthehen në 18 ulëse, ndërsa Aleanca ka fituar 6.74 për qind që ia sigurojnë 7 ulëse në Kuvend.
Të mërkurën përfundoi edhe numërimi i votave me postë, i votave me kusht dhe i atyre nga Programi i Votuesve me Nevoja të Veçanta.
