Botë

Samiti i G7 përfundoi takimet

18.06.2026 12:07

Zelenski: Është thelbësore që gjithçka për të cilën u diskutua të vihet në praktikë....

Në përfundim të takimeve, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski dha një mesazh të qartë për aleatët perëndimorë: Është thelbësore që gjithçka për të cilën u diskutua të vihet në praktikë.
 
Presidenti amerikan Donald Tramp ishte në qendër të vëmendjes gjatë samitit, ndërsa liderët evropianë u përpoqën të ruanin një klimë bashkëpunimi me Uashingtonin, pavarësisht mosmarrëveshjeve të mëparshme. Në këtë atmosferë, Trampi deklaroi se pas përfundimit të konfliktit me Iranin, vëmendja ndërkombëtare duhet të përqendrohet te lufta në Ukrainë.
 
Zelenski zhvilloi takime me liderët e G7, përfshirë edhe Trampin, duke kërkuar më shumë mbështetje ushtarake për vendin e tij. Sipas të dhënave të Institutit Kiel, ShBA-ja nuk ka dërguar ndihmë të re ushtarake për Ukrainën që nga shkurti i vitit 2025.