Rajon
Kuvendi i Shqipërisë rinisë punimet
18.06.2026 12:27
Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë.....

Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Në rend dite janë disa interpelanca. Një interpelancë është për ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, dhe tjetra për zëvendëskryeministren Albana Koçiu.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka kërkuar që të tërhiqet rendi i ditës. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, Berisha theksoi se duhet që të dëgjohen qytetarët dhe shqetësimet e tyre, duke vënë në dukje protestat që mbahen në kryeqytet prej 18 ditësh dhe shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës.
Ndërkohë vendi është përfshirë nga protesta masive ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Për 18 ditë shqiptarët protestojnë kundër Qeverisë, korrupsionit, shpopullimit, ndërtimeve në zonat e mbrojtura dhe shumë problematika me të cilën përballen shqiptarët. Kësaj proteste i është bashkuar edhe Diaspora. Në shumë shtete, shqiptarët kanë protestuar duke kërkuar dorëheqjen e Ramës.
