Botë

Liderët botërorë pro marrëveshjes së arritur

18.06.2026 12:50

Udhëheqësit botërorë i kanë mirëpritur përpjekjet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit...

Pas nënshkrimit zyrtar të planit të paqes me 14 pika midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, udhëheqësit botërorë i kanë mirëpritur përpjekjet diplomatike. 
 
Presidenti francez Emanuel Makron  tha se marrëveshja “hap rrugën për paqe të qëndrueshme” dhe do të çojë në një ulje të çmimeve të energjisë. Diplomati më i lartë i Kinës, ministri i Jashtëm Uang Ji, gjithashtu përshëndeti marrëveshjen ShBA-Iran, duke thënë në një telefonatë me homologun e tij iranian se "agimi i paqes ka mbërritur".
 
Pakistani, i cili ka luajtur një rol ndërmjetësimi në bisedimet ShBA-Iran, e mbështeti gjithashtu marrëveshjen. Sipas kryeministrit Shehbaz Sharif, nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje në nivelin më të lartë të qeverive përkatëse tregon angazhimin e të dyja palëve për një zgjidhje diplomatike të konfliktit.