Maqedoni
Qeveria me projekt, parandalimi i dhunës përmes sistemit arsimor
18.06.2026 14:14
Qeveria me përfshirjen aktive edhe të institucioneve tjera prezantoi projektin e ri kombëtar...

Qeveria me përfshirjen aktive edhe të institucioneve tjera prezantoi projektin e ri kombëtar "Thyerja e ciklit të dhunës - Parandalimi sistematik i dhunës familjare dhe dhunës nga bashkëmoshatarët përmes sistemit arsimor". Sipas Qeverisë, Ministrisë së Arsimit, asaj të Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, ky projekt synon të zhvillojë një mekanizëm sistemik dhe të qëndrueshëm për njohjen e hershme, parandalimin dhe veprimin e duhur në rastet e dhunës familjare ndaj fëmijëve, duke lidhur sistemin arsimor, institucionet dhe familjet në një rrjet të përbashkët për mbrojtje dhe mbështetje. Udhëheqës i projektit do të jetë MASh-i.
“Për të gjithë ne tanimë është e qartë se fëmijët nuk bëhen agresivë gjatë qëndrimit të shkollë, me përjashtime të vogla, por ato vijnë agresivë nga jashtë. Prandaj, sot po e fillojmë këtë projekt, të cilën në periudhë prej një viti, i njëjti duhet të transformohet në zgjidhje të qëndrueshme ligjore, për preventivë të dhunës familjare përmes shtëpive edukative. Do të fokusohemi që në fazën e hershme të detektojmë dhunën familjare mbi fëmijët, zbulimin e tyre të hershëm, masat preventive dhe trajtimin e tyre. Po ashtu do të ketë trajnime për psikologët, pedagogët dhe punonjësve socialë në shkolla.”, - deklaroi ministrja e MASh-it, Vesna Janevska.
“Vetëm para dy ditësh së bashku me ministritë që përfaqësohen në këtë takim, dërguam porosi të qartë përmes nënshkrimit të deklaratës së qëllimeve për parandalimin e dhunës tek të rinjtë, duke potencuar se dhuna është sfidë e përbashkët e të gjitha institucioneve. Projekti që promovohet sot dëshmon se lufta do të vazhdojë me aktivitete konkrete me edukim, me ngritjen e vetëdijes, si dhe me krijimin e mekanizmave me kohë të kësaj që quhet dhunë.”, - theksoi ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani.
"Në periudhën nga 1 janari deri më 28 maj të këtij viti, u regjistruan 768 vepra penale që lidhen me dhunën në familje, krahasuar me 460 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që përfaqëson një rritje prej 67 për qind. Vetëm në dy javët e para të qershorit u regjistruan edhe 89 vepra të reja penale në këtë fushë. Ministria e Brendshme reagon shpejt dhe me vendosmëri në rastet e dhunës në familje, me 601 kallëzime penale të ngritura këtë vit dhe masa ndjekjeje penale të marra kundër 609 personave. Duke iu referuar situatës me dhunën midis bashkëmoshatarëve, dhe këtë vit janë regjistruar 93 incidente në 64 shkolla, që është një rritje krahasuar me vitin e kaluar.”, - u shpreh ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Në këtë aktivitet, përveç ministrive të lartpërmendura, do të jenë të përfshira edhe përfaqësues të komunitetit profesional, përfshirë Dhomën e Psikologëve, Qendrat për Punë Sociale, Shërbime Shëndetësore dhe Profesionale, shkollat, Dhoma e Psikologëve dhe palë të tjera të interesuara relevante.
FITIM KRYEZIU
