Botë

Në Marok zbulohet një grup që ka përgatitur sulme ndaj turistëve

11.06.2015 20:07

Policia marokene arrestoi shtatë anëtarë të "një rrjeti terrorist", i cili ka planifikuar rrëmbime dhe likuidime të turistëve në Marok, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme në Rabat...

Në kumtesë thuhet se personat e arrestuar i "janë betuar për besnikëri grupit të xhihadistëve Shteti Islamik.
 
"Ata kanë planifikuar operacione terroriste, duke përfshirë edhe rrëmbime dhe likuidime fizike të turistëve të cilët i vizitojnë vendverimet (në Marok), si dhe sulme ndaj personave të cilët janë armiqësisht të disponuar ndaj bindjeve të tyre", shtohet në kumtesë.
 
Policia, siç njofton Fena, pohon se të arrestuarit kanë kaluar trajnim në kamp terrorist në rajonin malor afër Berkanes në pjesën lindore të Marokut.
 
Sipas informatave zbuluese, në radhët e xhihadistëve luftojnë mbi 1.000 marokenë, që shkakton shqetësim serioz tek autoritetet marokene./mia