Rajon

Opozita bllokoi foltoren e kuvendit kërkon shqyrtimin e kërkesave të protestuesve

18.06.2026 16:40

Në Shqipëri vazhdojnë protestat për Zvërnecion, me kërkesën edhe për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Në Shqipëri vazhdojnë protestat për Zvërnecion, me kërkesën edhe për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë 23 protestues janë proceduar penalisht, pasi siç ka bërë të ditur policia gjatë marshimit të tyre dyshohet se bllokuan disa rrugë të Tiranës.
 
Ndërkohë seanca e sotme në kuvendin e shqipërisë ka qenë e tensionuar pasi deputetët opozitarë kanë bllokuar foltoren. Kreu demokrat Sali Berisha deklaroi se nuk lejojnë asgjë tjetër në rend të ditës përveç çështjen e kërkesave të proitestës.
 
“Nuk e votojmë amnistinë. S’kemi asgjë tjetër në rend përveç kërkesave të protestuesve. Rendi i ditës janë kërkesat e protestuesve”, tha Berisha.
 
Por deputeti socialist Ardit Bido e përkujtoi Berishën se protetsuesit kërkojnë që edhe ai të përfundojë në burg.
 
“Sot Berisha është në fazën ejë mzokizmi politk dhe del në mbrojtje të shprehjeve ‘Berisha në burg’. Qëndrimet e mia janë të qarta Kjo është një protestë energjike, një protestë kreative, një protestë e bukur, një protestë e madhe në të cilën ne kemi një problem të madh që janë disa teza antikombëtare të cilat i vishen sipër protestës përmes këtyre opinionbërësve artificial të interesave të huaja. Në këtë protestë kemi energjinë e shqiptarëve, të cilët kanë në morinë e gjërave të cilët thuhet atë protestë një sërë gjërash të cilat janë të drejta. Unë sulmoj veshjen politike të doktorit që pamë pak më parë, të Belerit që e dëgjuam më herët edhe në Parlamentin Europian, të Omonias që e pamë pak më parë, të Redi Muçit i cili ka aksione na Arameras dhe na bën pro ambientit të dhe pastaj patjetër nuk flet dot për Çamërinë sepse është vorioepiriot e të gjithë atyre të tjerëve të cilët duan t'i veshin kësaj proteste elemente të cilat janë antikombëtare.”, tha Bido.