Rajon
PE i kërkon Shqipërisë moratorium për ndërtimet në zonat e mbrojtura
18.06.2026 17:07
PE në një rezolutë për Shqipërinë, i ka kërkuar asajë ta vendosë menjëherë një moratorium mbi lejet e reja dhe ndërtimet në zonat e mbrojtura...

Parlamenti Evropian në një rezolutë për Shqipërinë, i ka kërkuar asajë ta vendosë menjëherë një moratorium mbi lejet e reja dhe ndërtimet në zonat e mbrojtura.
Një amendament që kishte përmendur projektin e mbështetur nga dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, u rrëzua, prandaj versioni final i miratuar të martën nuk e përmend asnjë projekt specifik, por flet për ruajtjen e zonave të mbrojtura dhe vjen në një kohë protestash kundër investimeve dhe kundër punimeve për një resort në zonën e mbrojtur Pishë Poro-Nartë, në jugperëndim të Shqipërisë. Parlamenti Evropian shpreh “shqetësimin serioz për zhvillimet e fundit në zonat e mbrojtura në Shqipëri, të cilat ilustrojnë pasojat praktike të ndryshimeve ligjore në legjislacionin për zonat e mbrojtura dhe rreziqet që këto zhvillime paraqesin për zonat me vlera të njohura ekologjike”.
Ajo gjithashtu përmendi në amendamentin e rezolutës “protestat e vazhdueshme paqësore që lidhen me këto zhvillime” dhe u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të vendosin menjëherë një moratorium mbi të gjitha lejet e reja, punimet ndërtimore dhe ndërhyrjet zhvillimore brenda zonave të mbrojtura, deri në një vlerësim të plotë dhe të pavarur të ndikimit mjedisor dhe ligjor.
“Kërkohet shfuqizimi i ndryshimeve të vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, të cilat lejojnë zhvillimin e infrastrukturës turistike në shkallë të gjerë brenda zonave të mbrojtura dhe transferojnë kompetenca të rëndësishme të qeverisjes dhe vendimmarrjes tek Këshilli Kombëtar i Territorit, duke dobësuar mbikëqyrjen mjedisore”, thuhet në amendament.
