Botë

Takim ministror i NATO-s, shpenzimet dhe Ukraina në fokus

18.06.2026 18:13

Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen dhe Ukraina ishin në fokus të takimit ministror të NATO-s në Bruksel...

Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen dhe Ukraina ishin në fokus të takimit ministror të NATO-s në Bruksel, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Maqedonisë së Veriut, Vlado Misajlovski. 
 
Uashingtoni insiston në zbatimin e konceptit të ri të Aleancës, sipas të cilit Evropa duhet të marrë përgjegjësi më të madhe për mbrojtjen e vet brenda NATO-s. 
 
Sekretari amerikan i mbrojtjes Hegset ka deklaruar se: “Pakti duhet të rikthehet në një aleancë të fortë ushtarake me kapacitete reale ushtarake, e aftë të parandalojë kërcënimet pikërisht këtu në kontinent dhe të marrë rolin udhëheqës në mbrojtjen konvencionale të Evropës. Shumë obligime u morën në Samitin e Hagës. Disa vende ende duhet të bëjnë më shumë dhe ne do të jemi të sinqertë për këtë, si privatisht ashtu edhe publikisht. Mendoj se kjo është e rëndësishme. Miqtë janë të sinqertë me miqtë.”, deklaroi Hegset, sekretar i Mbrojtjes i SHBA-së. 
 
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-S Mark Rutte, deklaroi se reduktimi i pjesëmarrjes amerikane në forcat e krizës të NATO-s ka nisur të zbatohet. 
 
“Si mjet planifikimi, duhet ta marrim parasysh faktin se SHBA-ja po i zvogëlon kontributet e saj, ende të konsiderueshme, por disi më të ulëta se në të kaluarën. Ajo që po shihni është se evropianët tani po e mbushin këtë boshllëk.”, deklaroi Rutte. 
 
Ndërkohë, liderët e G7-ës ranë dakord të rrisin furnizimin me kapacitete të mbrojtjes ajrore për Ukraine.