Maqedoni

Qarkullimi zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata

19.06.2026 11:38

Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar....

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar.
 
Në pikat kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit komunikacioni dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka lumenjsh dhe kanione, ku ekziston mundësia e paraqitjes së rrëshqitjeve të dheut dhe gurëve. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.