Rajon

Nëntë deputetë të rinj në Kuvendin e Kosovës

19.06.2026 11:49

Plot 101 deputetë nga legjislatura e kaluar do të jenë pjesë edhe e përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës...

Plot 101 deputetë nga legjislatura e kaluar do të jenë pjesë edhe e përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës, sipas rezultateve përfundimtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. 
 
Nga 120 ulëset e Kuvendit, vetëm 9 deputetë do të jenë për herë të parë pjesë e institucionit ligjvënës. Pesë prej tyre vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa katër nga Lista Serbe.
 
Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 mandate, Partia Demokratike e Kosovës - 22, Lidhja Demokratike e Kosovës - 18 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - 7 mandate.