Maqedoni
Bisedimet për rikonstruimin e Qeverisë
19.06.2026 11:58
Sot dhe nesër duhet të zhvillohen takime të njëpasnjëshme midis përfaqësuesve të partnerëve të koalicionit qeveritar për rikonstruimin e kabinetit qeveritar.

Sipas paralajmërimeve nga Qeveria, sot dhe nesër duhet të zhvillohen takime të njëpasnjëshme midis përfaqësuesve të partnerëve të koalicionit qeveritar për rikonstruimin e kabinetit qeveritar.
Pas përfundimit të këtyre takimeve do të dihet se cilët ministra dhe drejtorë do të largohen nga pozitat për shkak të mungesës së rezultateve në punën e tyre. Kryeministri Hristijan Mickoski ka thënë se deri tek ai vijnë informacione se një pjesë e ministrave nuk e kryejnë punën e tyre, por vetëm i shfrytëzojnë privilegjet e pushtetit.
"Është e qartë se ka edhe të tillë të cilëve kolltuku u është bërë më i dashur se kontakti me popullin. Marr informacione se një pjesë e ministrave dhe drejtorëve janë të paarritshëm për popullin, ndërsa ka edhe të tillë të cilëve udhëtimet private u janë bërë më të dashura se vizitat në fshatra dhe qytete. Nuk pranoj justifikime nga asnjë funksionar i emëruar se është i lodhur. Nëse është i lodhur, është e ndershme të largohet", ka thënë Mickoski.
