Maqedoni
VLEN: BDI po shet patriotizëm të rrejshëm
19.06.2026 12:04
VLEN-i përmes një kumtese ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve dhe plotësimet e Statutit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup nga ana e Kuvendit...

VLEN-i përmes një kumtese ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve dhe plotësimet e Statutit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup nga ana e Kuvendit. VLEN-i i konsideron këto ndryshime si një hap te rëndësishëm për konsolidimin dhe zhvillimin e mëtejmë të këtij institucioni të arsimit të lartë në gjuhën shqipe.
Megjithatë sipas VLEN-it, është skandaloze që një parti si BDI-ja, e cila shet patriotizëm të rremë, nuk gjeti forcën të mbështesë një vendim që forcon pozitën institucionale të Universitetit “Nënë Tereza” dhe krijon kushte më të mira për studentët.
Ndryshimet e miratuara zyrtarizojnë Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik dhe Fakultetin e Shkencave Humane, mundësojnë lëshimin e diplomave dhe shtojcave të diplomës në gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze, si dhe harmonizojnë funksionimin e universitetit me legjislacionin në fuqi.
