Rajon

Vazhdojnë protestat në Tiranë për largimin e Ramës

19.06.2026 12:10

Është mbajtur protesta e 20 me radhë në Tiranë ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e Qeverisë së tij.,,,

Është mbajtur protesta e 20 me radhë në Tiranë ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e Qeverisë së tij. Ndryshimi i orarit të mbajtjes se protestave u mor për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë Shqipërinë.
 
Edhe pse kanë kaluar plot 19 ditë nga nisja e protestave, pjesëmarrja ka qenë tejet masive edhe mbrëmjen e djeshme, me protestues që janë grumbulluar para godinës së Kryeministrisë. Për 20 ditë me radhë, qytetarët kanë protestuar në Tiranë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre dhe duke kërkuar ndryshime politike. Protestuesit theksojnë se do të vijojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesës së tyre kryesore: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të Qeverisë.