Ekonomi

Rëndësia e projekteve të përbashkëta rajonale

19.06.2026 12:15

Ministri i Transportit i Maqedonisë së Veriut dhe ai i Kosovës kanë realizuar takim bilateral...

Në kuadër të Samitit për Investimeve në Transport që po mbahet në Selanik, ministri i Transportit i Maqedonisë së Veriut dhe ai i Kosovës kanë realizuar takim bilateral. Në takim është biseduar për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve, si dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta rajonale të infrastrukturës me rëndësi strategjike.
 
Ministri për Transport në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Nikollovski, i ka vlerësuar raportet mes dy vendeve të shkëlqyera. Një nga investimet e Maqedonisë së Veriut në infrastrukturë do të jetë edhe ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë, si një lidhje e veçantë mes Maqedonisë dhe Kosovës. Në muajin qershor u vendos që faza e dytë e autostradës Shkup – Bllacë të ndërtohet nga kompania “Granit”, ndërsa të fillojnë në muajin qershor ose korrik të këtij viti.
 
Ministri për Transport i Kosovës, Dimal Basha, ka theksuar nevojën e Kosovës për realizimin e projekteve infrastrukturore edhe në hekurudhë.