Botë

Luftime të ashpra në Libanin jugor

19.06.2026 12:58

Luftimet në Libanin jugor janë përshkallëzuar sërish...

Luftimet në Libanin jugor janë përshkallëzuar sërish, pavarësisht marrëveshjes së fundit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit që synon t’i japë fund konfliktit në rajon. Ushtria izraelite njoftoi se gjatë natës ka kryer sulme ndaj objektivave të ndryshëm në të gjithë jugun e Libanit.
 
Hezbollahu raportoi për përleshje të ashpra me forcat izraelite në zonat kufitare. Sipas raportimeve nga sulmet, janë vrarë të paktën 16 persona, ndërsa numri i viktimave mund të rritet pasi operacionet dhe verifikimet në terren vijojnë. Zhvillimet e fundit vijnë në një moment delikat diplomatik, pasi situata në Liban konsiderohet një nga pikat kryesore të marrëveshjes së nënshkruar mes ShBA-së dhe Iranit për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme.