Maqedoni
Mot me diell, temperatura deri në 34 gradë
12.06.2015 09:03
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët nga drejtimi i ndryshueshëm...

Pasdite në rajonet malore do të ketë paraqitje të izoluar të reshjeve afatshkurtëra të shiut dhe bubullima.
Temperatura e mëngjesit do të ulet prej 10 deri 18 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 27 deri 34 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira deri në mesatare.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 15 gradë, ndërsa ajo e ditës deri 32 gradë Celsius./mia
