Rajon
Gërvalla: Ka ardhur koha të hiqet dorë nga mentaliteti bllokues
19.06.2026 16:04
Vetëvendosje do të angazhohet për bisedime me partitë opozitare për çështjen e zgjedhjes së presidentit...

Vetëvendosje do të angazhohet për bisedime me partitë opozitare për çështjen e zgjedhjes së presidentit, deklaroi kryetarja e partisë GUXO, Donika Gërvalla. Ajo njëherësh bën thirrje për heqjen dorë nga, siç e cilëson ajo, “mentaliteti bllokues”, pasi zgjedhjet e fundit, sipas saj, kanë qenë të panevojshme.
“Edhe në të kaluarën jemi përpjekur edhe me LDK-në dhe me të tjerët ta zgjidhim çështjen e presidentit. Kemi pasur zgjedhje tërësisht të panevojshme, për të cilat u dit që në fillim se nuk kanë për të sjellë ndonjë ndryshim të madh në përbërjen e Kuvendit të ardhshëm. Për besë, është koha që duhet të ulemi dhe të diskutojmë seriozisht dhe të heqim dorë nga mentaliteti bllokues. Qytetari e ka thënë fjalën e vet, për herë të tretë e ka thënë fjalën e vet qartë. Fituesi i këtyre zgjedhjeve po shihet. Po presim rezultatet zyrtare, po presim certifikimin e tyre dhe po dua të besoj që ishte hera e fundit që shkojmë në zgjedhje të panevojshme dhe, në fakt, edhe jo racionale dhe jo të kuptueshme për qytetarët.”, - deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Gërvalla tha se hapat e ardhshëm do të diskutohen fillimisht brenda koalicionit, e më pas edhe me partitë opozitare. Për bashkëpunim me partitë opozitare është shprehur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Sa u përket partive opozitare, deri më tani gatishmëri për bashkëpunim në procesin e konsolidimit të institucioneve janë shprehur eksponentë të LDK-së.
GYLTENE SINANI
