Rajon
Shqipëri, protestuesit ankohen për arrestime nga policia
19.06.2026 16:42
Në Shqipëri vazhdojnë protestat për Zvërnecin, ndërsa protestuesit përsërisin edhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Rama...

Në Shqipëri vazhdojnë protestat për Zvërnecin, ndërsa protestuesit përsërisin edhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Rama. Ata njëherësh janë ankuar për arrestimin e protestuesve nga ana e policisë.
“Policia e Shtetit na ka arrestuar dhe ka mbajtur dy vajza aktiviste deri në katër të mëngjesit. Policia e Shtetit ka proceduar plot të rinj dhe të reja, dhe shumicën i ka proceduar, duke më përfshirë edhe mua, por unë s’e kam problem. I ka proceduar pa pasur nevojë. Duhet ta kuptojnë, jo policia, por shefat e policisë duhet të mirëkuptojnë shumë mirë një diçka. Që këtu, këtu jemi edhe për ata policë që trajtohen si lecka nga shefat e tyre dhe nga kryekrimineli Edvin Ramoviq. Do ju them që të mos i zbatojnë urdhrat e shefave të tyre. Ne e dimë që shefat e policisë, jo të gjithë, por shumica prej tyre, kanë dalë në përgjimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë: Amerika, Gjermania, Italia, Britania, Zvicra etj. Prandaj, populli nuk ka besim te ju dhe mos abuzoni. Rama në burg, Berisha në burg.”, u shpreh një protestues.
