Maqedoni

Prokuroria Publike, ndërroi jetë një i akuzuar për tragjedinë në Koçan

19.06.2026 16:54

Ka ndërruar jetë 54-vjeçari Ljupço Gërnçishtanov, njëri nga të akuzuarit për tragjedinë e Koçanit....

Ka ndërruar jetë 54-vjeçari Ljupço Gërnçishtanov, njëri nga të akuzuarit për tragjedinë e Koçanit.
 
Informacioni u konfirmua nga Prokuroria Publike, e cila tha se i pandehuri vdiq pasi u sëmur në shtëpi.
 
“Prokuroria Publike është njoftuar. I pandehuri vdiq pasi u sëmur në shtëpi. Prokuroria Publike në Shkup do të lëshojë urdhër për autopsi.”, informoi Prokuroria Publike.
 
Gërnçishtanov shërbeu si inspektor i përgjithshëm ose shef i Shërbimit të Inspektimit në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim nga 15 janari 2013 deri më 16 mars 2025. Si pjesë e rastit të tragjedisë së Koçanit, ai u akuzua për veprën penale “Krime të rënda kundër sigurisë publike”.
 
Pas tragjedisë në Koçan, Gërnçishtanov kaloi 77 ditë në paraburgim efektiv, pas të cilave për 14 muaj ai ishte nën arrest shtëpiak.