Maqedoni
Gostivar, banorët e Debreshit protestuan për ujë të pijshëm
19.06.2026 17:30
Banorët e Debreshit protestuan para komunës së Gostivarit për mungesën e ujit të pijshëm....

Banorët e Debreshit protestuan para komunës së Gostivarit për mungesën e ujit të pijshëm. Ata kërkuan nga pushteti lokal të gjejë zgjidhje të menjëhershme për furnizimin e tyre me ujë, sepse siç thanë protestuesit uji nuk është privilegj por e drejtë themelore.
“Kërkojmë zgjidhje të menjëhershme dhe konkrete. Situata e rëndë me furnizimin me ujë ka kaluar çdo kufi të durimit. Mungesa e ujit po e vështirëson jetën e përditshme të çdo familjeje dhe ka shtuar revoltë dhe shqetësimin e të gjithë banorëve, dhe sidomos tani, me ardhjen e mërgatës, kjo situatë do të rëndohet edhe më shumë. Uji është e drejtë themelore dhe jo privilegj. Banorët e Debreshit meritojnë kushte dinjitoze jetese dhe furnizim të rregullt me ujë. Ftojmë të gjithë qytetarët, pa dallim, të marrin pjesë në protestë dhe të bashkojnë zërat e tyre për të kërkuar furnizim të rregullt dhe të pandërprerë me ujë të pijshëm. Transparencë nga institucionet përgjegjëse. Masa urgjente për zgjidhjen përfundimtare të problemit. Përgjegjësi për neglizhencën që ka shkaktuar pasoja të rënda për banorët. Mjaft më me premtime! Debreshi kërkon ujë dhe jetë dinjitoze. Nuk kemi më durim. Duam zgjidhje tani.”, u shpreh një banor i Debreshit.
“Kur jemi në rrëzë të maleve të Sharrit, kur çdo pesë metra ka burim uji, e ne të vuajmë në shekullin XXI për sendet bazë, për ujë të pijshëm, kjo është turp! Është turp!”, tha një banor i Debreshit.
