Maqedoni

Komuna e Gostivarit: Janë marr hapa konkret për zgjidhjen e problemit

19.06.2026 17:44

Pas protestës së banorëve të Debreshit ka reaguar komuna e Gostivarit...

Pas protestës së banorëve të Debreshit ka reaguar komuna e Gostivarit e cila thotë se tanimë ka ndërmarr hapa konkret për zgjidhjen e këtij problem. 
 
Nga komuna thonë se kanë realizuar edhe disa takime me banorët dhe përfaqësues të shoqatave lokale të cilët i kanë njoftuar se punimet për ndërtimin e një linje të re të ujësjellësit tanimë kanë filluar. Paralelisht është planifikuar edhe rregullimi i burimit të ujit mbi fshatin Debresh, me qëllim të rritjes së kapaciteteve dhe sigurimin e një furnizimi më të qëndrueshëm. 
 
Komuna e Gostivarit njëherit shprehë keqardhje për problemet me furnizimin me ujë të siç thuhet një pjese të fshatit Debresh, problem që siç thuhet ka vazhduar me dekada.