Maqedoni

Jolevski do të marrë pjesë në forumin global "Vroclav 2015"

12.06.2015 09:14

Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Zoran Jolevski do të marrë pjesë në "Forumin global në Vroclav 2015", që sot dhe nesër mbahet në Vroclav, Poloni...

Është paralajmëruar fjalim dhe diskutim i Jolevskit në panelin përkushtuar  "Rrugës drejt Evropës".
 
Në panelin e moderuar nga Marcin Zaborovski, drejtor i Institutit të Polonisë  për punë ndërkombëtare dhe do të mbajnë fjalim edhe ministrat për Punë të Jashtme të Gjeorgjisë dhe të Moldavisë.
 
Në forumin global do të marrin pjesë edhe presidenti i Polonisë, Bronisllav Komorovski, ministri i Mbrojtjes kombëtare të Polonisë, Tomash Shimonjak, ministri i Punëve të Jashtme  Gregorzh Shçetina dhe shumë të tjerë.
 
Ministri Jolevski në margjinat e forumit do të realizojë disa takime mes të cilave edhe me homologun e tij polak Shimonjak, si dhe me senatoren amerikane Xhean Shahin.
 
Forumi global në Poloni bashkon përfaqësues më të lartë të vendeve nga Evropa dhe bota me qëllim të diskutimit për çështjet e rëndësishme si proceset për integrim në strukturat euroatlantike, zhvendosjet dhe sfidat gjeopolitike, çështjet energjetike nga aspekti i sigurisë, ekonomia dhe ndryshimet klimatike, mbrojtja dhe teknologjia gjatë sfidave hibride ushtarake dhe ngjashëm.
 
Në forum do të bisedohet  edhe për mbrojtjen transatlantike mes dy samiteve të NATO-s, samitin në Uells dhe samitin e ardhshëm në Varshavë,  vitin e ardhshëm kumtoi Ministria e Mbrojtjes të Maqedonisë./mia