Maqedoni

Parashikimi i motit

22.06.2026 11:14

Mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare...

Paradite moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Në orët e pasdites pritet zhvillim i vranësirave jostabile, të shoqëruara me reshje shiu, bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitje të breshrit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, herë pas here e përforcuar, nga drejtimi verior.
 
Në Shkup, paradite do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare. Gjatë pasdites do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave jostabile, të shoqëruara me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar nga veriu.