Maqedoni
Qarkullimi në rrugë zhvillohet pa pengesa, në kolovozë të thata
22.06.2026 11:23
Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar....

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe në kolovozë të thata.
Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare Bogorodicë, Dojran dhe Tabanoc është shënuar frekuencë e shtuar e automjeteve për hyrje në shtet, ndërsa koha e pritjes është rreth 30 minuta. Në pikat e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka lumenjsh dhe kanione, ku ekziston mundësia e paraqitjes së rrëshqitjeve të dheut dhe gurëve. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
