Rajon
Dënohet heqja e flamurit të Izraelit
22.06.2026 11:46
Në Shqipëri, institucionet shtetërore dhe politikanët kanë dënuar heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Izraelit gjate mbajtjes se protestave të djeshme...

Në Shqipëri, institucionet shtetërore dhe politikanët kanë dënuar heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Izraelit gjate mbajtjes se protestave të djeshme.
Mediat publikuan pamje, që tregonin se një vajzë hoqi flamurin izraelit të vendosur në Ambasadën e Izraelit në Tiranë dhe e grisi atë gjatë kohës kur protestues të shumtë po marshonin në rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë. Veprime të tilla nuk kanë asnjë lidhje me lirinë e shprehjes, të drejtën legjitime për protestë paqësore apo me vlerat demokratike dhe standardet evropiane. Ato janë shfaqje të urrejtjes, intolerancës dhe nxitjes së saj, dhe janë krejtësisht të papajtueshme me parimet e respektit dhe bashkëjetesës që Shqipëria i ka në themel dhe i çmon me përkushtim, tha përmes një deklarate Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropës e Shqipërisë.
Protestat po vijojnë në ditën e 22-të kundër ndërtimit të një resorti në Zvërnec dhe protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
