Rajon
Emini: Kosova nuk duhet të humbasë kohë
22.06.2026 12:07
Emini ka vlerësuar se Kosova po përballet me rrezikun e vazhdimit të krizës politike edhe pas zgjedhjeve të 7 qershorit...

Analistja politike dhe aktivistja e shoqërisë civile, Donika Emini, ka vlerësuar se Kosova po përballet me rrezikun e vazhdimit të krizës politike edhe pas zgjedhjeve të 7 qershorit, ndërsa paralajmëroi se vendi mund të humbasë një moment të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian nëse institucionet nuk formohen shpejt.
Emini ka thënë se zgjedhjet nuk e kanë zgjidhur problemin politik, por vetëm e kanë zhvendosur atë në një fazë tjetër. Gjithmonë ekziston frika që do të vazhdojë kriza politike. Ajo vetëm i ka hapur rrugë një situate tjetër po aq të paqartë, vlerëson analistja Emini. Ajo ka kritikuar klasën politike për mungesën e kompromisit, duke theksuar se sistemi kushtetues i Kosovës është ndërtuar mbi nevojën për marrëveshje politike dhe jo për përjashtim të kundërshtarit.
