Botë

Londër, ka dhënë dorëheqje kryeministri britanik Starmer

22.06.2026 13:38

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe nga ajo e udhëheqësit të Partisë Laburiste....

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe nga ajo e udhëheqësit të Partisë Laburiste. Duke folur para Zyrës së Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar në Londër, ai tha se u fut në politikë për të pasur mundësinë që të përmirësojë jetën e miliona njerëzve, dhe shtoi se çdo vendim i tij ka pasur për qëllim të vendosë në plan të parë "vendin që e do".
 
“Të bëhesh kryeministër para dy vitesh ishte momenti më krenarë në jetën time. Gjatë tërë mandatit solla vendime duke u udhëhequr nga interesat e shtetit dhe qytetarëve. E dëgjova përgjigjen e partisë time parlamentare në pyetjen: A jam personi i duhur që ta udhëheq në betejën e ardhshme zgjedhore dhe e pranoj atë përgjigje me dinjitet, prandaj do të dorëhiqem edhe nga funksioni i liderit të Partisë Laburiste. Në mëngjes kam biseduar me lartmadhërinë e tij, mbretin, për ta njoftuar me vendimin tim. Do të kërkoj nga Këshilli nacional i partisë Laburiste të caktojë orarin për nominimet më 9 korrik dhe përfundimin deri në pushimet e verës.", - deklaroi kryeministri në dorëheqje i Britanisë së Madhe, Keir Starmer.
 
Presioni ndaj Starmerit ishte rritur prej muajsh, por u thellua të premten e kaluar, kur Andi Burnham, kryetar i bashkisë Greater Manchester, fitoi bindshëm një zgjedhje parlamentare për t’u rikthyer në Parlamentin britanik. Kjo fitore forcoi bindjen brenda Laburistëve se Burnham, një politikan me përvojë dhe aftësi të forta komunikimi, mund ta ringjallë partinë, e cila ka humbur mbështetje nën drejtimin e Starmer. Kier Starmer mori pushtetin pas zgjedhjeve të përgjithshme më 4 korrik 2024, kur Laburistët fituan bindshëm dhe u dhanë fund 14 vjetëve të qeverisjes konservatore.


GYLTENE SINANI