Maqedoni

Siljanovska: Gjykata Supreme pasqyron sistemin gjyqësor

22.06.2026 16:16

Respektimi i ligjeve në një shtet varet edhe nga sa zbatohen vendimet e gjykatave ndërkombëtare...

Respektimi i ligjeve në një shtet varet edhe nga sa zbatohen vendimet e gjykatave ndërkombëtare. Sundimi i ligjit vlerësohet sidomos përmes punës së gjykatës më të lartë në vend,  Gjykatës Supreme, ka theksuar presidentja Siljanovska-Davkova gjatë një konference në Shkup me kryetarët e gjykatave supreme nga 13 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe nga SHBA.

 
“Instanca më e lartë gjyqësore, kur është e pavarur, gëzon besimin më të madh publik dhe kjo është dëshmi e sundimit të ligjit. Përmes statusit dhe punës së Gjykatës Supreme shpesh vlerësohet gjendja e të gjithë sistemit gjyqësor. Çdo përpjekje për politizimin e Gjykatës Supreme është rrezik jo vetëm për pavarësinë e gjyqësorit, por edhe për rendin demokratik.”, u shpreh presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.
 
Fidani: Besimi në gjyqësor ndërtohet ngadalë
 
Kryetari i Gjykatës Supreme ka theksuar se financimi efikas dhe i pavarur i gjykatave është bazë për rikthimin e besimit të qytetarëve në gjyqësor.
 
“Përmes procedurave efikase, zbatimit të qëndrueshëm të ligjeve dhe veprimit të shpejtë, për të përmirësuar dhe rikthyer besimin. Besimi nuk ndërtohet brenda natës, ndërtohet gjatë një kohe të gjatë, por mund të humbet shpejt.”, u shpreh kryetari i Gjykatës Supreme, Afrim Fidani.
 
Gjykatësit: Shkëmbimi i përvojave forcon cilësinë e drejtësisë
 
Gjyqtarët nga SHBA mendojnë se, përmes shkëmbimit të mendimeve të gjyqtarëve nga e gjithë bota, përmirësohet puna e tyre.
 
“Qëllimi i kësaj konference, e cila ekziston prej 16 vitesh, është që gjyqtarët të mblidhen dhe të ndajnë përvoja, të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të bëhen gjyqtarë më të mirë. Ne përballemi me sfida në botë që janë shumë të ngjashme, prandaj ky është një shkëmbim i dobishëm idesh dhe praktikash që shpresoj se do të na bëjnë gjyqtarë më të mirë.”, deklaroi David Kempbell, gjyqtar federal nga ShBA.
 
Ekspertët: Komunikimi publik i gjyqtarëve rrit transparencën
 
Zbatimi i së drejtës së gjykatave evropiane në sistemin gjyqësor maqedonas mbështetet nga Instituti Evropian për Forcimin e Sundimit të Ligjit.
 
“Një nga gjërat kryesore është si komunikojnë gjyqtarët. Disa vite më parë ata vetëm shkëmbenin mendime me shkrim, por tani kjo është e kaluar dhe gjyqtarët flasin publikisht për vendimet e tyre në përputhje me pavarësinë dhe kornizat etike të rasteve të tyre.”, deklaroi Robert R. Strang, drejtor ekzekutiv i Institutit SEELI
 
Kryetarët e gjykatave supreme mendojnë se për të marrë vendime më shpejt, gjykatat duhet të përdorin inteligjencën artificiale në punën e tyre.
 
ARMEND MURSELI